Ndërlidhjet

TBILISI


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm atë që e quajtën sulm me raketa kundër Gjeorgjisë, dhe i bënë thirrje Moskës dhe Tbilisit që të kërkojnë një zgjidhje paqësore për rajonin separatist të Osetisë Jugore.
Gjeorgjia tha se të hënën dy aeroplanë luftarakë rusë e cënuan hapësirën ajrore të vendit dhe shkrepën një raketë, e cila nuk shpërtheu.
Sot, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse Yuri Baluyevski e akuzoi Tbilisin se i ka fabrikuar raportet, dhe shtoi se pohimet e Gjeorgjisë janë "provokim kundër Rusisë". Ai me këtë rast tërhoqi edhe paralele ndërmjet Kosovës dhe dy rajoneve gjeorgjiane, të cilat kërkojnë njohje ndërkombëtare.
"Gjeorgjia për momentin është në gjendje konfuzioni.
Nëse çështja e Kosovës do të zgjidhej duke i dhënë asaj sovranitetin, atëherë Gjeorgjia mund t'i humbë Abkhazinë dhe Osetinë Jugore", tha Baluyevski.
Gjeorgjia ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB për të diskutuar incidentin.
XS
SM
MD
LG