Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lëvizja 'Vetëvendosje' i ka kundërshtuar bisedimet e reja për statusin e Kosovës, meqë sipas saj, ekipi i Prishtinës përsëri do t'i bëjë koncesione Serbisë.
"Nuk kemi asgjë kundër treshes ndërmjetësuese, por i kundërshtojmë bisedimet me Serbinë", tha njëri nga udhëheqësit e lëvizjes, Sherif Konjufca.
Sipas tij, "ekipi negociator i Kosovës shkon në këto bisedime pa e pyetur popullin e Kosovës".
Këto komente u bënë me rastin e 6 mujorit të ngjarjeve të dhunshme të 10 shkurtit, në të cilat dy veta e humbën jetën dhe u plagosën shumë të tjerë.
Udhëheqësit e lëvizjes kanë kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë dhe institucionet në përgjithësi, duke i akuzuar si "përgjegjëse për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt".
XS
SM
MD
LG