Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit njëzërit e miratoi rezolutën për zgjërimin e rolit të Kombeve të Bashkuara në Irak. Sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore Ban Ki-Moon e mirëpriti vendimin.
"Kombet e Bashkuara janë thellë të përkushtuar për të ndihmuar popullin e Irakut, dhe kam kënaqësinë që tash t'i zgjëroj, kudo që është e mundur, kontributet tona në fushat kryesore si pajtimi kombëtar, dialogu rajonal, ndihma humanitare dhe të drejtat e njeriut", tha Ban Ki-Moon.
Rezoluta i autorizon Kombet e Bashkuara që në bazë të kërkesës së qeverisë irakiane, të ndihmojë në promovimin e bisedimeve politike ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare në vend. Rezoluta gjithashtu i autorizon Kombet e Bashkuara të promovojnë dialogun rajonal në çështjet e sigurisë së kufijve, energjisë dhe refugjatëve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka mirëpritur rezolutën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se ky është një "sinjal i rëndësishëm i përkushtimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në Irak".
Rezoluta u sponsorizua nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG