Ndërlidhjet

BERLIN


Në qëndrimet e qeverisë së Gjermanisë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshime që do të mund të lidheshin me deklarimet e përfaqësuesit të BE-së në treshen e negociatërve ndërkombëtarë për statusin e Kosovës Voflgang Ishinger. Kështu ka bërë të ditur ministria e Jashtme gjermane, duke shtuar se Ishinger përfaqëson Bashkimin Evropian e jo Gjermaninë në negociatat 120 ditëshe. Diplomati gjerman deklaroi gjatë vizitës në Prishtinë se treshja ndërkombëtare do të pranojë çdo zgjidhje statusit që do të bien dakord Prishtina dhe Beogradi, përfshirë edhe ndarjen e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG