Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, në fjalimin e tij të përjavshëm, ka thënë se është lënë i hapur opsioni për të rishqyrtuar qëndrimin e Ekipit të Unitetit që zgjedhjet komunale dhe ato parlamentare që zhvillohen javën e tretë të nëntorit. Zoti Çeku ka thënë se ekziston një hierarki prioritetesh, ku absolutisht më i rëndësishmi mbetet statusi i Kosovës. Megjithatë, ai ka nënvizuar se argumentet për mbajtjen e zgjedhjeve janë të shumta dhe mbi të gjitha është ai demokratik. Në këtë fjalim, kryeministri i Kosovës e ka përsëritur qëndrimin se ai personalisht nuk do të garojë në zgjedhjet që do të zhvillohen para përmbylljes së statusit politik.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.