Ndërlidhjet

UASHINGTON


Nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns tha dje se Kosova do të duhej të ishte e pavarur në vitin 2007.
- Ne po përpiqemi shumë fuqishëm ta mbështesim propozimin që Kosova të jetë e pavarur në vitin 2007. Ky është pozicioni i vendit tonë, tha nënsekretari Nicholas Burns gjatë një bisede me gazetarët e Radios Evropa e Lirë. Ai tha se, sa i përketë Evropës, Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në Kosovë, në mënyrë që Ballkani, si pjesë e Evropës të jetë paqësor. Nënsekretari Burns foli edhe për politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme.
XS
SM
MD
LG