Në kuadër të përgatitjes së platformës për takimin me Treshen ndërkombëtare më 30 gusht në Vjenë, sot në Prishtinë, Ekipi Negociues i Kosovës ka zhvilluar një takim me Grupin Politik – Strategjik. Pas takimit, presidenti Fatmir Sejdiu tha se pala kosovare shkon edhe në këtë takim me platformën e njëjtë, se pavarësia e Kosovës, integriteti territorial i saj si dhe Pakoja e Ahtisaarit janë të panegociueshme. Liderët kosovar edhe sot shprehën besimin e tyre se procesi i pavarësimit të Kosovës do të përmbyllet këtë vit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.