Përfaqësuesi ndërkombëtarë në Bosnje i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik për lidhjen që i bënë Republikës Serbe me pavarësinë e Kosovës. Miroslav Lajcak e bëri deklarimin pasi Dodik tha se Rebulika Serbe mund të shkëputet nga Bosnja, nëse Kosova e fiton pavarësinë. Lajcak ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtarë nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese në Bosnjë të bazuara në marrëveshjen e Dejtonit të vitit 95.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.