Ndërlidhjet

LONDËR


Britania tha se tre ushtarë të saj janë vrarë gabimisht në jug të Afganistanit. Ministria e Mbrojtjes tha se edhe dy ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur në incidentin që ka ndodhur dje në krahinën Helmand.
Ministria tha se ushtarët besohet të jenë vrarë nga një bombë e lëshuar nga një aeroplan amerikan, i cili ishte thirrur që t'u ndihmojë ushtarëve që t'i luftojnë talebanët. Ministria tha se incidenti po hetohet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG