Ndërlidhjet

BAGDAD


Komandanti i trupave amerikane në jug të Bagdadit, gjenerali Rick Lynch tha se çfarëdo reduktimi i trupave në hapësirën ku ai vepron në Irak do të ishte "një hap i madh prapa". Ai mëtutje tha se forcat irakiane nuk do të jenë të përgatitura për ta marrë përgjegjësinë për siguri në këtë territor para pranverës së vitit të ardhshëm. Komentet e tij u bënë pasi senatori republikan, Jack Warner kërkoi nga presidenti Bush që ta filloj tërheqjen e kufizuar të disa trupave të Shteteve të Bashkuara deri kah fundi i këtij viti.
XS
SM
MD
LG