Ndërlidhjet

UASHINGTON


I përballur me thirrjet e shpeshtuara për tërheqjen e trupave amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot u kërkoi amerikanëve që të kenë durim dhe e përmendi përparimin e bërë në Irak.
Në fjalimin e përjavshëm të radios, Bush tha se "suksesi në disa muajt e kaluar tregoi se kushtet në teren mund të ndryshojnë, dhe se ato po ndryshojnë".
Më herët gjatë javës, senatori republikan me ndikim John Warner i bëri thirrje Bushit që të nisë tërheqjen e pjesërishme të trupave amerikane nga Iraku, për t'i treguar qeverisë irakiane se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara nuk është i pakufishëm.
XS
SM
MD
LG