Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ehud Olmert dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas po diskutojnë sot mundësinë e rifillimit të negociatave. Takimi po zhvillohet në rezidencën e Olmertit në Jerusalem. Takimi është një përpjekje për të gjetur mirëkuptim para konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme që do organizohet nga Shtetet e Bashkuara në nëntor.

GRACANICË:
Në Gracanicë sot është hapur ndërtesa e re e Postës së Serbisë. Drejtori i përgjithshëm i PTT Serbe, Dragan Kovaçeviq në hapje të këtij objekti ka deklaruar se hapësira e Kosovës, është në tërësi e integruar në trafikun postar të Serbisë. Ndërkaqë drejtori i PTT Serbe për Kosovën, Ranxhel Nojkiq tha se trafiku postar që nga Horgoshi e deri në Dragash funksionon në të njejtat kushte pa marrë parasysh se në Kosovë ai është më i vështërsuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG