Nadie Ahmeti
Përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor tashmë kanë filluar dhe libraritë e kryeqytetit janë furnizuar me të gjitha mjetet e nevojshme për shkollë. Por, çmimet që duhet paguar për këto mjete nuk janë edhe aq të vogla. Një nxënës i klasës së parë, këtë vit duhet të paguaj më shumë se 15 euro për libra, duke mos llogaritur këtu çantën dhe fletoret. Kurse çmimi i mjeteve shkollore për një nxënës të klasës së nëntë është 45 euro. Ramadan Tërnava, përgjegjës i librarisë” Libri Shkollor” në Prishtinë thotë se qytetarët në të shumtën e rasteve ankohen për çmimet e larta. “Edhe çmimet varen nga teksteT, dikush ka më pak tekste, e dikush më shumë. Komplet tekstet bazë të parapara më planprogram mësimor, klasa e parë i ka 12 tekste dhe kushtojnë 15.80 euro, klasa e dytë i ka 11 tekste dhe kushtojnë 52, 20 euro, klasa e tetë i ka 16 tekste 44, 60 euro. Ndërsa, për shkollën e mesme çmimi sillet prej 30 deri 45 euro”, thotë Tërnava.
Rrahim Llalloshi, punon në institucionet publike të Kosovës. Ai është prind i tre fëmijëve dhe për t’i furnizuar që të tre me tekste shkollore duhet të shpenzojë më shumë se 200 euro. “Normal që janë shtrenjtë, duke i marrë parasysh rrogat mesatare që janë në Kosovë, tekstet janë shumë shtrenjtë. Është shumë vështirë për t’i mbuluar, por duhet me borxhe ose ndoshta më ndihmojnë vëllezërit”, pohon Llalloshi. Edhe Kamer Qelaj, qytetar tjetër nga Prishtina, thotë se çmimet janë shumë të larta. Ai ka filluar të kursejë në artikujt tjerë për të pasur mundësi që tre fëmijëve t’u blejë libra shkollorë.
“Normal që është vështirë, duhet ta kem parasysh që do të ballafaqohem me vështirësi, se për një fëmijë duhet të jipen deri në 60 euro. Por duhet të kursehet diçka”, shprehet Qelaj.
Ndryshe, edhe vetë Ramadan Tërnava, nga libraria “Libri Shkollor” thotë se për shkak të çmimeve të larta, ka raste kur prindërit detyrohen të mos i blejnë të gjitha tekstet. “Ata që nuk e kanë bazën materiale, nuk i kompletojnë librat, nuk kanë mundësi”, tha Tërnava. Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është duke bërë përpjekje që fëmijëve të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike, t’u sigurojë tekste shkollore falas. Kështu të paktën thotë Mimoza Hasani, zëdhënëse në këtë ministri..
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po shqyrton vazhdimisht mundësitë që t’u ndihmojë fëmijëve që janë fëmijë të dëshmorëve, invalidëve të luftës, fëmijë bonjakë apo ata që kanë gjendje të vështirë sociale”, thotë zonja Hasani. Ministria e Arsimit, vitin e kaluar ka shpërndarë afër 1300 komplete tekstesh shkollore prej klasës së parë deri të pestën në 27 komuna të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë kushtuar 200 mijë euro.