Ndërlidhjet

WASHINGTON


Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve të Rusisë që t'i shtyjnë përpara hetimet për vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya, kritike e Kremlinit, e cila u qëllua për vdekje në tetor të vitit 2006.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey tha se çdo veprim, i cili synon të frikësojë gazetarët apo të kufizojë lirinë e shprehjes, duhet të jetë shqetësim i veçantë për çdo shoqëri.
Prokurori rus, gjenerali Yury Chaika ka njoftuar se 10 veta janë arrestuar si të dyshuar për ndërlidhje me vrasjen e gazetares Politkovskaya.
XS
SM
MD
LG