Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger nesër dhe pasnesër në Beograd takohet me zyrtarët e Serbisë. Pritet që të bisedohet për zhvillimin e mëtejshëm të negociatave të ndërmjetësuara ndërkombëtarisht ndërmjet Kosovës e Serbisë. Mëtutje raportohet se zoti Ischinger më 7 dhe 8 të këtij muaji në takimin në Vijana Du Kastelo në Portugali do ti informoj ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për rrjedhën e negociatave shtesë për statusin e Kosovës. Sipas burimeve diplomatike evropiane, në këtë samit të ministrave të jashtëm pritet që të diskutohet se kah duhet të shkoj procesi dhe çfarë mund të jetë finalja për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG