Ndërlidhjet

BEOGRAD


Bisedimet për statusin e Kosovës nuk mund të përfundojnë deri më 10 Dhjetor, ka thënë Sllobodan Samarxhiq nga delegacioni negociator i Serbisë. "Është krejtësisht e sigurtë se nëse diskutimet zhvillohen ashtu siç pritet, ato do të vazhdojnë pas 10 Dhjetorit", u tha zoti Samarxhiq agjencive serbe të lajmeve. Sipas tij, "përfaqësuesit e vendeve perëndimore, që mendojnë se procesi do të përfundoj më 10 Dhjetor, së shpejti do ta kuptojnë këtë". AFP mëtutje raporton se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dëshirojnë që bisedimet për statusin e Kosovës të mbyllen deri në këtë datë, që është përcaktuar nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG