Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar sot se është e domosdoshme që sa më parë të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Tadiç i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të ndikojnë te pala shqiptare që të heqë dorë nga vendimet e njëanshme dhe t'i ofrohet dialogut konstruktiv i cili do të shpie deri te kompromisi.
Tadiç i ka bërë këto komente në takimin me të dërguarin e Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, i cili më parë është takuar edhe me ministrin për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG