Ndërlidhjet

PRAGË


Gazetarja e radios Evropa e Lirë Parnaz Azima, që në 7 muajt e kaluar u pengua të lëshojë Iranin, është lejuar të largohet nga ky vend. Azima ka deklaruar se zyrtarët e sigurimit të Iranit i kanë thënë se sot do t'ia kthejnë pasaportën, dhe se ajo shumë shpejt do të mund të braktisë vendin. Zyrtarët në Teheran e kanë akuzuar gazetaren e radios Evropa e Lirë Parnaz Azima për propagandë kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG