Ndërlidhjet

BEOGRAD


Treshja negociatore në bisedimet për Kosovën është dakord që temë e bisedimeve të ardhshme të jetë statusi i Kosovës, ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së Wolfgang Ischinger në takimin me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica.
Në komunikatën e qeverisë serbe thuhet se Ischinger ka theksuar se qëllimi kryesor i treshes është që të arrihet deri te një zgjidhje kompromisi, që do merrte pëlqimin në Këshillin e Sigurimit të KB.
Ischinger sot e përmbylli vizitën joformale dyditëshe
në Beograd, prej nga do të udhëtojë në Bruksel, ku me zyrtarët e BE-së do të diskutojë mbi procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Në takimin joformal më 7 dhe 8 shtator në Vijana du Castelo në Portugali, ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG