Ndërlidhjet

SIDNEJ


Kryeministri i Australisë, John Howard ka premtuar se vendi i tij do të qëndroj me Shtetet e Bashkuara në Irak dhe nuk do ta reduktoj nivelin e trupave.
- Në diskutimet tona unë shumë qartë i thashë presidentit se përkushtimet tona për Irakun mbeten. Forcat e Australisë do të mbeten në nivelin e tyre aktual në Irak. Nuk do të bazohemi në ndonjë kalendar, por do të bazohemi në kushtet në terren, tha sot kryeministri Howard në një konferencë për shtyp pas bisedimeve të tij me presidentin amerikan, George Bush në Sidnej.
XS
SM
MD
LG