Ndërlidhjet

TIRANË


Vetëm pavarësia e Kosovës garanton stabilitet në Ballkan, ka deklaruar për AFP-n, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duke tërhequr vërejtjen se shtyrja e zgjidhjes së statusit mund t'i paraprijë "kaosit".
"Unë besoj që pas 120 ditëve, të gjitha përpjekjet për ndonjë shtyrje tjetër do t'i hapnin dyert rrezikut nga një kaos i mundshëm", ka shtuar Berisha. Sidoqoftë, ka thënë më pas kryeministri shqiptar "Shqipëria pa asnjë dilemë do ta njohë pavarësinë e Kosovës,por këtë do të bëjë në momentin e duhur, ka thënë ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG