Departamenti amerikan i shtetit ka shprehur sot brengosjen për shkakë të sinjaleve kontradiktore që po dërgon Serbia, lidhur me shpalljen eventuale të pavarësisë së Kosovës, është kumtuar në Washington.
"Nëse dhuna kthehet në Kosovë, kjo nuk do t'i ndihmoj askujt, kjo praktikisht do të thoshte një hap mbrapa për rajonin, serbinë, por edhe për banorët e Kosovës, ka deklaruar zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Tom Kejsi.
"Duke pasur parasysh se negociatat po vazhdojnë është fare e pavend dhe e panevojshëme që dikush të kërcnojë, ka shtuar ai. Zëdhënësi Kejsi, ka paralajmëruar se lidhur me këto sinjale Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë me zyrtarë serb.
Reagimi pason intervistën e sekretarit shtetëror për Kosovën, Dushan Prorokoviç dhënë gazetës "International Herald Tribune", gjatë së cilës ai ka thënë se Serbia është e gatshme të përdorë edhe forcën për t'i penguar vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës.