Ndërlidhjet

SIDNEJ


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë e Vierut Christopher Hill, ka pohuar se ekspertë bërthamorë të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, do të vizitojnë Korenë e Veriut më 11 shtator për të parë nga afër nëse do të mbyllen kapacatitete nukleare të këtij vendi.
"Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e vizitës. Shpresat tona janë se autoritetet koreano-veriore do të pajtohen për disa masa që duhet marrë në paaftësimin dhe me këtë pamundësimin e futjesë sërish në funksion të linjave", ka deklaruar Christopher Hill, për të shtuar më pas se kjo vizitë do të shënoj edhe një hap të rëndësishëm drejt denuklearizimit të gadishullit Korean.
XS
SM
MD
LG