Ndërlidhjet

VIANA DO CASTELO


Në Viana Do Kostelo të Portugalisë sot përfundoi samiti dyditësh i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Pas këtij samiti, mbretëron përshtypja se në BE ende nuk ka unitet të plotë rreth statusit të Kosovës. Siç raporton korrespondenti i Radios Evropa Lirë, ministri i jashtëm i Portugalisë, Luis Amado, që e kryesoi samitin, tha se çështja e statusit të Kosovës është "urgjente dhe prioritare". Sipas tij, në dhjetor, BE-ja do të ketë qëndrim të përbashkët se si të veprohet. I dërguari i BE-së në treshen ndërkombëtaere për statusin e Kosovës Wolfgang Ischinger ka kërkuar që pala kosovare të vazhdoj ta pranoj planin e Martti Ahtisaarit dhe ta implementoj atë. Unitet të Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, kanë kërkuar edhe zyrtarët e lartë të bllokut, Havier Solana dhe Olli Rehn. Shumë ministra të jashtëm thanë se Kosova paraqet sfidën më të madhe për politikën e jashtme të BE-së. Sipas tyre, afati për arritjen e zgjidhjes për status, me marrëveshjen e palëve, është dhjetori i këtij viti. Në këtë kuadër, komisionari per zgjerim, Olli Rehn tha se raporti i 10 dhjetorit është raport i fundit e jo ndërmjetësues.
XS
SM
MD
LG