Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zyrtarët e Pakistanit thonë se ish kryeministri Nawaz Sharif është dëbuar nga Pakistani, vetëm disa orë pasi sot ishte kthyer në Islamabad pas shtatë vitesh në ekzil. Zoti Sharif ishte arrestuar nën akuza të korrupsionit në momentin e ardhjes së tij dhe ishte vendosur në aeroplan për në Arabinë Saudite, ku ai jetonte në ekzil. Më herët gjatë ditës policia u përlesh me mbështetësit e ish kryeministrit Sharif, që përpiqeshin të arrinin në aeroport për ta pritur atë. Disa anëtarë të njohur të partisë së zotit Sharif ishin arrestuar. Ish kryeministri Nawaz Sharif, qeveria e zgjedhur e të cilit ishte përmbysur ushtarakisht nga presidenti Pervez Musharraf në vitin 1999, ka thënë se ai dëshironte të bënte fushatë kundër regjimit të zotit Musharraf për zgjedhjet e planifikuara më vonë këtë vit.
XS
SM
MD
LG