Forcat irakiane të sigurisë, kanë vrarë 18 luftëtarë të huaj, me gjasë të lidhur me Al-Qaeda-n, në një operacion në veri të Bagdadit. Ministria irakiane e Mbrojtjes, tha se në mesin e të vrarëve është edhe algjeriani Abu Obaida al Jazairi, shef i Al Qaeda-s për qytetin Al-Dhuluiyah rreth 90 kilometra në veri të Bagdadit. Raportohet se gjatë operacionit janë arrestuar edhe 4 militant të tjerë.Ndërkohë forcat ushtarake amerikane, kanë pohuar se kanë vrarë 9 militant dhe kapur tetë të tjerë gjatë një bastisjeje në një lagje Shi'ite në Bagdad, bazë e fortë e armatës paramilitare të klerikut Moqtada al-Sadr.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.