Ndërlidhjet

BERLIN


Policia gjermane ka ndërmarrë sot një operacion të gjerë në bazën ajrore amerikane në perëndim të Gjermanisë, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara u kërcënuan për një sulm me bomba. Policia tha se në bazën në Spangdahlem ka telefonuar një person, i cili ka folur gjermanisht me theks të huaj, dhe është kërcënuar se do ta sulmojë bazën me bomba.
Pas këtyre kërcnimeve ka reaguar gjenerali Robertson. "Nuk është hera e parë që ne këtu në bazën ajrore Spangdahlem të marrim këso kërcnimesh, por ky i fundit që vjen sot më 11 shtator ka një rëndësi të veçant për ne", ka thënë gjenerali Robertson. Kërcënimi është bërë në prag të shënimit të 6 vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi autoritetet gjermane thanë se parandaluan një sulm të madh nga një celulë vendore e militantëve islamikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG