Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates i ka hedhur poshtë akuzat nga ish drejtori i Bankës qendrore të Shteteve të Bashkuara, Alan Greenspan se lufta në Irak ishte kryesisht për kontrollin e rezervave të naftës. Zoti Gates në televizionin amerikan tha se ai beson se lufta në Irak është për shkak të nevojës për stabilizimin e Gjirit dhe mbrojtja kundër "diktatorëve agresivë" dhe regjimeve që po përpiqen të zhvillojnë armatimit për shkatërrim në masë. Në librin e tij të publikuar para disa ditësh, Alan Greenspan ka shkruar se "secili e di" se Lufta në Irak ishte "në masë të madhe për naftë".
XS
SM
MD
LG