Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi negociator për statusin e Kosovës ka finalizuar sot një dokument në formë të traktat-marrëveshjes, për rregullimin e raporteve me Serbinë. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se me këtë dokument Prishtina do të paraqitet në takimin e Londrës me Treshen negociatore.
"Ne do ta paraqesim vizionin tonë përmes dokumentit që trajton marrëdhëniet e ardhshme të Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfshijë elemente të rëndësishme për relaksimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore, si dy shtete sovrane", tha Sejdiu.
Ai tha se për pavarësinë e Kosovës nuk mund të bisedohet, dhe shtoi se qëllimi i Prishtinës është që Kosova "të bëhet pjesë e rëndësishme për krijimin e stabilitetit në Ballkan".
Në takimin me përfaqësuesit e SHBA, BE dhe Rusisë, Frank Wisner, Wolfgang Ischinger dhe Aleksandar Botsan-Kharchenko, Kosova do të shkojë në përbërje më të lartë, ndërsa Serbinë do ta përfaqësojë delegacioni i udhëhequr nga ministri për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, dhe ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç.
Takimi i palës serbe do të zhvillohet nesër pasdite, ndërsa pala kosovare do të takohet me anëtarët e treshes të mërkurën paradite.
XS
SM
MD
LG