Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates i hodhi poshtë akuzat e ish drejtorit të Bankës Qendrore, Alan Greenspan, se lufta në Irak ishte kryesisht për kontrollin e rezervave të naftës.
Në një prononcim për televizionin amerikan, Gates tha se beson që lufta në Irak ndodh nga nevoja për stabilizimin e Gjirit dhe mbrojtja kundër "diktatorëve agresivë" dhe regjimeve që përpiqen të zhvillojnë armatim për shkatërrim në masë.
Në librin e tij të publikuar para disa ditësh, Alan Greenspan ka shkruar se "secili e di" që lufta në Irak ishte "në masë të madhe për naftën".
XS
SM
MD
LG