Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica sot ka deklaruar se bisedimet e ardhshme të drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Nju Jork mund të jenë vendimtare për vendimin bashkësisë ndërkombëtare mbi statusin e Kosovës.
"Serbia në këto bisedime do të përfaqësohet në nivelin më të lartë shtetëror", tha kryeministri serb. "Në Nju Jork do të bëjmë çmos për të mbrojtur Serbinë dhe Kosovën, duke ditur se çdo qytetar i yni dhe i gjithë populli serb, qëndrojnë të bashkuar në mbrotjen e vendit tonë", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG