Ndërlidhjet

YANGON


Rreth 10 mijë murgj budistë dhe rreth po aq civilë, kanë protestuar sot në kryeqytetin e Myanmarit kundër pushtetit të juntës ushtarake. Policia i pengoi protestuesit që të hyjnë në shtëpinë e aktivistit për demokraci, Aung San Sun Kyi. Protesta është më e madhja në valën e demonstratave, të cilat u nxitën nga ngritja e lartë e çmimit të karburanteve.
Murgjët budistë, të cilët nderohen nga shoqëria, kërkojnë pajtimin kombëtar dhe lirimin e të burgosurve politike.
XS
SM
MD
LG