Bashkimi Evropian ka dënuar shpërthimin që ndodhi në Prishtinë dhe ka shprehur keqardhje për viktimat dhe për familjet e tyre. "Ne besojmë se policia do të zhvilloj hetime lidhur me arsyet e këtij shpërthimi dhe se autorët do të sillen para drejtësisë. Në këtë moment na duket se arsyet nuk janë aspak të qarta, prandaj ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë lloji të informacioneve do të kemi ", tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Krisztina Nagy.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.