Ndërlidhjet

NJU JORK


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ishte një qasje e gabuar.
"Kur vende të caktuara, përfshirë anëtare të Treshes, bëjnë deklarata publike se pavarësisht nga rezultati i negociatave, pavarësia e Kosovës është e pashmnagshme, kjo thjesht e provokon njërën palë që të hedhë poshtë kompromisin", tha Lavrov, një ditë pas deklaratës së Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice se vetëm pavarësia e Kosovës mund të sjellë stabilitet në Ballkan.
"Është dëshirë e shumicës së bashkëbiseduesve tanë të shohin Prishtinën dhe Beogradin të arrijnë një marrëveshje. Por disa thonë se nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata do të përballen me realitetin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ne besojmë se kjo është qasje e gabuar", tha Lavrov.
Sipas tij, zgjidhja e problemit të Kosovës mund të bazohet vetëm në të ligjin ndërkombëtar, i cili para së gjithash, kërkon një vendim të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG