Gjykata për Krime të Luftës në Hagë i ka dënuar dy ish oficerë të ushtrisë jugosllave për vrasjen e 194 njerëzve në një spital në qytetin e Vukovarit në vitin 1991. Mile Mrkshiç u dënua me 20 vjet burg, ndërsa oficeri tjetër serb, Veselin Shlivançanin me 5 vjet burg. I akuziari i tretë, Mirosllav Radiç u lirua në mungesë provash.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.