Ndërlidhjet

NJU JORK


Në bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është miratuar e ashtuquajtura deklarata e Nju Jorkut dhe është rënë dakord, që takimi i ardhshëm i drejtpërdrejt të mbahet më 14 tetor në Bruksel, ka deklaruar përfaqëuesi i BE-së, në treshën ndërmjetësuese Volfgang Issinger. Deklarata e ashtuquajtur e Nju Jorku-t, e miratuar sot bazohet në kumtesën e Grupit të Kontaktit mbajtur mbrëmë, në të cilën thuhet se ende vlejnë parimet e miratuara të Grupit të Kontaktit, dhe procesi i tashëm negociator zgjatë deri më 10 dhjetor. Përfaqësuesi amerikan në treshen ndërmjetësuese Frank Vizner, ka thënë se Grupi i Kontaktit ka insistuar që palët të jenë të përgjegjshme ndërkaqë Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë fusha të përbashkëta ku mund të arrihet kompromisi. Në anën tjetër Përfaqësuesi rus Aleksandar Bocan Harcenko, ka thënë se përshtypja e tij është se palët kanë treguar vullnet për të vazhduar negociatat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG