Shpallja e njëanshme e pavarësisë s Kosovës do të mund të kishte pasoja të rënda, tha sot shefi i zyrës së Britanisë në Prishtinë, Dejvid Blant. "Kjo do të kishte pasoja të rënda pasi është e paqartë se kush do ta pranonte. Rasti i Kosovës do të mund t'i përngjante atij të Qipros turke", tha zoti Blant gjatë vizitës në një fshat të Gjakovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.