Ndërlidhjet

BEOGRAD


Procesi gjyqësor për krimin në Suharekë të Kosovës, sot është shtyrë në afat të pacaktuar pasi Gjyqi Suprem i Serbisë nuk ka marrë vendime lidhur me disa kërkesa të mbrojtjes, për shkak se siç ka njoftuar sot ky gjyq, dosja nuk është e kompletuar. Sipas akuzës ish policët e Serbisë dhe komandantët e tyre kanë pushkatuar disa pjesëtarë të moshuar të familjes Berisha, ndërsa meshkujt e tjerë, gratë dhe fëmijët i kanë futur në picerinë e afërt "Kalabria" në të cilën janë hedhur dy bomba. Pas kësaj janë vrarë të gjithë ata që kanë treguar shenja jete dhe pastaj kanë vrarë edhe Jashar Berishën dhe Abdullah Elshanin . Këto vrasje të 48 civilëve shqiptarë janë bërë në mars të vitit 1999.
XS
SM
MD
LG