Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Bruksel diskutuan sot për Kosovën, ku fillimisht para tyre raportoi diplomati gjerman Ishinger, i dërguari evropian në treshën ndërkombëtare. Ishinger ka thënë, se treshje pret intnsifikim të bisedimeve ndërmjet palëve në periudhën e mbetur. BE-e, edhe kësaj radhe përsëriti qëndrimin se mbështet fuqishëm punën e treshës ndërmjetësuese për Kosovën. Ndërkaq shefi i NATO-s, nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kryeministrit serb Koshtunica, rreth interesave të aleancës në Kosovë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.