Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Gordon Brown e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së parakohshme të zgjedhjeve të përgjithshme. Një zëdhënës i kryeministrisë tha se nuk do të ketë zgjedhje gjatë muajve të ardhshëm. Kjo deklaratë u bë pas disa javëve të spekulimeve se zoti Brown do të kërkoj zgjedhje të parakohshme për ta fituar mandatin e tij të parë pesëvjeçar. Gordon Brown e zëvendësoi zotin Tony Blair në postin e kryeministrit të Britanisë, më herët këtë vit. Zgjedhjet e rregullta mbahen në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG