Ndërlidhjet

MOSKË


"Është e mundshme që të arrihet marrëveshje, por vështirë është të besohet se Beogradi dhe Prishtina mund ta arrijnë atë vetë", deklaroi përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger. Prandaj, tha ai, të dyja palëve "u duhet ndihma" dhe shtoi se Treshja "po e propozon një ndihmë të këtillë". Këto komente Ischinger i bëri në intervistën për të përditshmen moskovite 'Komersant'. I pyetur nëse Bashkimi Evropian do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, nëse negociatat nuk sjellin rezultat, ai ka shprehur bindjen se BE-ja do të mbetet e bashkuar, pavarësisht nga rezultati i bisedimeve. "Nëse merret vendim i njëanshëm, BE-ja gjithsesi do të paraqitet në pozicione të përbashkëta. Njohja apo mosnjohja është prerogativë jo e BE-së si e tillë, por e vendeve veç e veç", tha i dërguari i BE-së dhe theksoi se Bashkimi Evropian "do të mbetet unik në qasjen e tij". Më tutje, ai theksoi se nuk është duke u shqyrtuar mundësia e ndarjes së Kosovës dhe se nuk beson në mundësinë e zbatimit të "modelit të Hong Kongut".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG