Ndërlidhjet

VJENË


Deportimi i të huajve ka shkaktuar debat të nxehtë në Parlamentin e Austrisë, ndërkohë që lideri i të Gjelbërve, Alexander Van der Bellen, e cilësoi si "çnjerëzore" politikën aktuale të vendit. Shkas për seancën e jashtzakonshme, të thirrur nga partia opozitare e të Gjelbërve, ishte rasti i 15 vjeçares Arigona Zogaj nga Kosova. Babai i saj, bashkë me katër anëtarët e familjes, është dëbuar nga Austria para një muaji. Arigona, e cila tash po fshihet diku, ka dërguar një letër dhe një video-inçizim, ku thotë se do ta vrasë veten nëse familja e saj nuk kthehet në Austri. Mbrëmë rreth 5 mijë veta protestuan në Vjenë kundër deportimit të të huajve, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.
XS
SM
MD
LG