Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lëvizja Fatah e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve me Hamasin, nëqoftëse kjo lëvizje Islamike nuk heq dorë nga kontrolli i Rripit të Gazës.
Dje, lideri i Hamasit, Ismail Haniyah tha se fraksioni është i gatshëm të fillojë procesin e pajtimit me Fatahun, dhe la të kuptohet se grupi është i gatshëm të heqë dorë nga kontrolli i Gazës.
Izraeli tha se bisedimet mes fraksioneve rivale mund t'i "torpedojnë" gjasat për marrëveshje paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG