Ndërlidhjet

ANKARA


Turqia e ka tërhequr për konsultime ambasadorin e saj nga Uashingtoni, pasi Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit e miratoi rezolutën, e cila e cilëson gjenocid vrasjen e armenëve nga osmanët gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ministria e Jashtme tha se ambasadori nuk është tërhequr, por do të kalojë të paktën një javë në Ankara për konsultime.
Votimi është mirëpritur nga Armenia, por është kundërshtuar nga administrata e presidentit Bush.
Departamenti i Shtetit shprehu keqardhje për votimin e rezolutës duke theksuar se mund të dëmtohen marrëdhëniet Turqi - Shtetet e Bashkuara dhe interesat amerikane në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl tha se votimi i rezolutës në fjalë është i papranueshëm dhe pa asnjë vlerë për vendin e tij, ndërsa kryeministri Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se rezoluta mund t'i dëmtojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG