Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kosova asnjëherë nuk do të jetë shtet i pavarur, pavarësisht presioneve, kushtëzimeve dhe kërcënimeve me të cilat do të përballet Serbia, tha kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica.
"Kosova mund të bëhet shtet i pavarur vetëm nëse atë do ta pranonte Serbia, apo nëqoftëse Këshilli i Sigurimit do ta shkelte Kartën e Kombeve të Bashkuara. Gjithë bota e din mirë se as Serbia nuk do ta njohë Kosovën, dhe as Këshilli i Sigurimit nuk do ta shkelë Kartën e Kombeve të Bashkuara. Kjo don të thotë se Kosova nuk do të jetë shtet i pavarur dhe Kosova asnjëherë nuk do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara", ka thënë Koshtunica në kuvendin e Partisë Demokratike.
Ai ka vlerësuar se Serbia duhet të përqëndrojë tërë fuqinë e saj dhe t'i aktivizojë të gjitha potencialet për të siguruar jetë sa më të mirë të qytetarëve serbë në Kosovë, dhe për ta anuluar shpalljen eventuale të njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG