Ndërlidhjet

TEHERAN


Udhëheqësit e vendeve që lagen nga Deti Kaspik kanë rënë dakord që të mos lejojnë asnjë vend të tretë që të përdorë territoret e tyre për të sulmuar ndonjë nga vendet që ka qasje në Kaspik.
Kjo deklaratë u arrit në Teheran derisa udhëheqësit e vendeve të Kaspikut po diskutojnë problemet e sigurisë.
"Territori i Kaspikut nuk duhet të mbulohet nga kufijtë shtetërorë, sektorët apo zonat ekskluzive. Sa më pak territore të okupuara, sa më shumë ujë dhe sipërfaqe ujore për shfrytëzim të përbashkët për vendet e Kaspikut, aq më mirë", ka thënë Putini, që po merr pjesë në takim.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur sot në Iran edhe përkundër paralajmërimeve për një atentat të planifikuar kundër tij.
Takimi i

Teheranit synon të zgjidhë mosmarrëveshjet lidhur me mënyrën e shpërndarjes së pasurive të Kaspikut.
XS
SM
MD
LG