Franca mbështet integrimin evropian të Serbisë, por në këtë moment zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioritet." Prioriteti ynë është mbështetja e treshës ndërmjetësuese . Shpresojmë që bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequra nga treshja do të sjellin rezultat pozitiv", i ka deklaruar gazetarëve përfaqësuesi i ministrisë së jashtnme franceze. Ndërkaq me ftesë të shefit të diplomacisë franceze Bernard Kushner, Ekipi i Unitetit do të qëndrojë të dielën në Paris. Pritet që pesëshja kosovare ta njoftojë Kushnerin, me rrjedhën e bisedimeve për statusin e Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.