Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates, tha se nuk është i alarmuar nga prononcimi i presidentit Vladimir Putin, se Rusia planifikon të rrisë fuqinë ushtarake, përfshirë dhe zhvillimin e armëve të reja bërthamore. Gates, tha se Rusia po i shfrytëzon të ardhurat nga çmimet e larta të naftës për të modernizuar ushtrinë e saj. Ai tha se komentet e Putinit lënë të kuptohet se "Rusia po kthehet", dhe synon të luajë një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Gates ka bërë tw ditur, se Rusia shpenzon rreth 10% nga shuma që Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për mbrojtje.
XS
SM
MD
LG