Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se statusi i Kosovës është tema e vetme e bisedimeve për ekipin negociator të Beogradit. Sllobodan Samarxhiç gjithashtu ka konfirmuar se ekziston një dokument i "treshes ndërmjetësuese". "Letra e tillë ekziston, dhe ajo na u prezantua më 14 tetor pas përfundimit të takimit në Bruksel. Ky është një dokument i përgjithshëm me 14 pikë, i cili do të duhej të jetë bazë për punën tonë të mëtejme", ka thënë Samarxhiç për mediat e Beogradit.
Nesër në Vjenë mbahet takimi i tretë i drejtpërdrejtë i Prishtinës dhe Beogradit. Delegacioni kosovar do të përfaqësohet në nivelin më të lartë, ndërsa pala serbe pritet të përfaqësohet në nivel ministrash.
Pala kosovare do të udhëtojë në Vjenë nga Parisi, ku sot do të takohet me ministrin e Jashtëm të Francës, Bernard Kouchner.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG