Ndërlidhjet

VARSHAVË


Votuesit polakë dolën në vendvotime për zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen të jenë një garë e ngushtë midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të kryeministrit konservator Jaroslaw Kaczynski dhe vëllait të tij binjak, Lech Kaczynski. Sondazhet e opinionit tregojnë se liberalët kundërshtarë nga Platforma Civile prijnë para partisë së Ligjit dhe Drejtësisë të Kaczynskit.
Zgjedhjet mbahen dy vjet para kohe, për shkak se partia e Ligjit dhe Drejtësisë nuk ia doli të formojë koalicion stabil me partitë e vogla populiste.
XS
SM
MD
LG